Ndarja e Getinjos dhe Vivien Thanos, ciftit që u krijua në “BBVK”, ka qenë temë mjaft e diskutuar e mediave rozë, teksa vetë reperi me anë të disa postimeve apo lëvizjeve në Instagram e kishte pranuar në një farë mënyre që në mos shkëputje marrëdhënie, kishte të paktën një krizë mes tyre. Po ashtu mediat kanë raportuar se ndarja mes dyshes ndodhi për shkak të zënkave të tyre të shumta, sidomos asaj pas festës së datëlindjes së artistit, ndërsa sot ata nuk kanë asnjë raport.
Ndërkohë duket se për ndarjen ka folur për herë të parë edhe Vivien, duke konfirmuar zyrtarisht gjithcka, e ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Natën me Aulonën”, promo-ja e së cilës na tregon momentin kur ish-konkurentja e “Love Story” pranin dhënien fund të historisë.
Kështu, Vivien thotë se mes tyre ka marrë fund dhe arsyeja, ose të paktën një nga arsyet përse, është pasi ajo dhe Getinjo i kanë nxituar pak gjërat mes tyre, gjë që ka sjellë më pas edhe prishjen e marrëdhënies.
https://www.instagram.com/reel/CrtHd0aAqSP/?igshid=YmMyMTA2M2Y=