Tashmë nuk është një sekret! Vivi dhe Geti pas disa javësh larg njëri-tjetrit e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Lajmi u kuptua dje kur çifti u kapën në kafiteritë e Ferizajt dhe për më tepër, bukuroshja durrsake i riktheu postimet nga shtëpia e Getit në një prej lagjeve elitare të Ferizajt, aty ku jetoi pas daljes nga Big Brother VIP, deri në ndarjen që fatmirësisht s’qe definitive.
Por, lart e poshtë për të disatën herë po përflitet një shtatzëni e Vivit.
Për më tepër, si ‘shkas’ u bë dora në bark dhe sakot e gjera që në media u kuptuan si sinjal që ajo po fsheh diçka.
E përgjigjen më të mirë duket ta ketë dhënë sonte.
Nga palestra e shtëpisë, jo në një kënd por në disa të tillë, Vivi i ka treguar top linjat e saj, përfshirë edhe barkun e sheshtë.
A është kjo kundërpërgjigja e saj për portalet dhe ato që po përfliten prej tashmë disa javësh e që u riaktualizuan dje kur u kuptua ribashkimi?
Presim e shohim…