Paris Saint-Germain mundi Arsenalin 0:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në përgjithësi ishte lojë e shkëlqyer e kampionit francez në secilin repart, por u shqua kryesisht mesfusha.
E për këtë në krye doli mesfushori Vitinha i cili edhe u shpall lojtari më i mirë i këtij takimi.
Ai bashkë me Joao Nevesin dhe Fabian Ruizin sonte kontrolluan vijën e mesit duke neutralizuar rivalët londinezë.