15.8 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Vitia takohet me përfaqësuesit e Odës së Stomatologëve, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Odës së Stomatologëve të Kosovës, Blerim Kamberi dhe Ali Gashi.

Temë diskutimi ishte qëllimi i rritjes së cilësisë së shërbimeve stomatologjike, teksa Vitia tha se odat e profesionistëve shëndetësorë janë shtylla e sistemit shëndetësor.

“Temë kryesore e këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve stomatologjike, si dhe hartimit të dokumenteve strategjike dhe zhvillimore. Bashkëpunimi ynë siguron rritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Qëllimet tona janë të përbashkëta në shërbim të qytetarëve dhe thellimi i bashkëpunimit është shumë i rëndësishëm”, ka bërë të ditur MSH-ja në një postim në Facebook.

Sipas MSH-së, kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës prezantoi para ministrit planet dhe objektivat e punës së tyre.

Po ashtu theksohet se gjatë këtij takimi u vlerësua domosdoshmëria urgjente e hartimit të dokumenteve strategjike, ndërsa të pranishmit u dakorduan që të themelohen grupet punuese të përbashkëta për hartimin e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit