6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Vitia: Qeveria aprovoi kërkesën për mbulimin e trajtimit mjekësor të protezave për invalidët të luftës

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se në mbledhjen elektronike të qeverisë është aprovuar kërkesa e kësaj ministrie për mbulim të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës, për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes se protezave jashtë institucioneve publike.

Ai tha se është bërë edhe plani i veprimit për ngritje e kapaciteteve në institucionet publike për të ofruar ky shërbim si dhe janë ndarë 2 milion euro për tri vitet e ardhshëm për këtë çështje.

Janë marr tri vendime me rendësi, vendim me i rëndësishëm është vendimi për aprovimin e kërkesës së MSH-së për mbulimi të trajtimit mjekësor te personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes, apo vendosjes se protezave jashtë institucioneve publike, kur ato nuk ofrojnë këto shërbime. Është ndarë një shumë nga 2 milion euro në total për tri vitet e ardhshëm”, ka thënë ai./EO/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit