Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media ka folur edhe për temën e zgjedhjes së presidentit të ri.
Vitia ka thënë se nuk ka çfarë shton nga ato se çfarë kaun deklaruar Kurti dhe të tjerët në LVV. Sipas tij, do të bëhet maksimumi deri në ditën e fundit për t’i shmangur zgjedhjet.
Vitia ka thënë se ato s’do ta ndryshojnë thellë rezultatin dhe nuk ka pse të shkohet në një rrugëtim të tillë të panevojshëm.
“S’kam çka shtojë përveç asaj që është folur në media edhe nga kryeministri Kurti. Po bëhet maksimumi për të shmangur zgjedhjet. Njësoj do të vazhdohet deri në ditën e fundit, me takime e propozime për të shmangur zgjedhjet, sepse ne besojmë që zgjedhjet nuk sjellin rezultat tjetër dhe në këtë drejtim është një humbje në raport me të mirat që iu vijnë qytetarëve. Është një diçka që nuk e ndryshon thellë rezultatin dhe pse të shkohet në këtë rrugëtim të panevojshëm”, ka thënë ai.






