Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ishte i pranishëm në Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK).
Me këtë rast Ministri iu drejtua anëtarëve të OMK-së me një fjalë rasti ku i falenderoi mjekët për kontributin e dhënë në sistemin shëndetësor, në mënyrë të veçantë në vitet e fundit gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19.
Ai tha se mbetet i hapur për bashkëpunim me Odën e Mjekëve me qëllim të avancimit të sistemit shëndetësor publik në vend.
“Qeveria ka filluar me veprime të rëndësishme për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi, duke filluar me miratimin e Ligjit për Pagat, ku mjekëve për hërë të parë pas luftës, konsideroj se u jepet rëndësia që ata e kanë dhe pagesa më dinjitoze, për të vazhduar me investime në infrastrukturën shëndetësore”, tha Ministri Vitia.
Nga ana e tij, kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu, falenderoi Ministrin Vitia për praninë në Kuvendin e Odës së Mjekëve dhe shtoi se do të jenë aleat të Ministrisë së Shëndetësisë ngaqë shëndeti publik është interes i përbashkët.