1.4 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

​Vitia: MSh do shtojë investimet për të ngritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe Urologjisë, ku gjatë takimeve me udhëheqësit e tyre, temë diskutimi ishte rritja e kapaciteteve shëndetësore dhe përmirësimi i shërbimeve.

Vitia pasi dëgjoi udhëheqësit e klinikave përkatëse lidhur me raportin e punës, kërkoi nga ata që në mënyrë të përbashkët të angazhohemi në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në shërbime shëndetësore.

Ministri tha se synimi i përbashkët është që të trajnohen specialistët, si dhe të shtohet numri i intervenimeve operative.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga ushtruesja e detyrës së drejtores së përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arënliu – Hoxha, ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe Urologjisë. Gjatë takimeve që Ministri kishte me udhëheqësit e klinikave, temë ishte rritja e kapaciteteve shëndetësore dhe përmirësimi i shërbimeve.

Ministri pasi dëgjoi me vëmendje udhëheqësit e klinikave përkatëse lidhur me raportin e punës, kërkoi nga ata që në mënyrë të përbashkët të angazhohemi në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në shërbime shëndetësore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit