uruar shërim të shpejtë shefës së Grupit Parlamenar të LVV-së Mimoza Kusari Lila.
“Shërim të plotë e kthim të shpejtë në aktivitetet që udhëheq! “, shkroi ai.
Më tej ai iu bëri thirrje grave e vajzave që t’i bëjnë kontrollat e rregullta siç është mamografia.
Postimi i plotë:
E nderuar Kryetare e Grupit parlamentar,
E dashur Mimoza,
Shërim të plotë e kthim të shpejtë në aktivitetet që udhëheq!
Qofsh çdo herë e fortë si deri më sot!
Të dashura gra e vajza, me këtë rast i bashkohem thirrjes së Mimozës për kontrolla të rregullta siç është mamografia.
Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit jo vetëm shpëton jetë por edhe pasojat janë minimale.