23.4 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Vitia e prezantoi dje si shërbim të ri, ish-drejtori thotë se kjo metodë përdoret nga 2019-ta

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë  Arben Vitia së bashku me drejtorin e ShSKUK, Elvir Azizi dhe Drejtorin e klinikës së Kirurgjisë Torakale Nazmi Kolgecin, një ditë më parë prezantuan sherbimin e ri në Kirurgjinë Torakale VATS.

Vitia tha se procedura e re kirurgjike VATS po përdoret për herë të parë në sistemin publik.

Por kjo nuk del të jetë kështu. Lidhur me këtë ka reaguar ish- drejtori i Kirurgjisë Torakale Saudin Maliqi. Maliqi tha për “Indeksonline” se procedura kirurgjike VATS perdoret në Kirurgjinë Torakale në QKUK,  që nga viti 2019, atëherë dhe kur ai ishte drejtor i kësaj klinike.

“VATS-in në QKUK ne e kemi blerë në vitin 2019 dhe atëherë ka ardhur Diego Gonzales Rivas, që është një nga inovatorët e VATS-it. Ne e kemi pasur programin e VATS-it që i kemi qu kolegët tanë në trajnim. Unë kam qenë personalisht vet dhe me kolegët e mij në Budapest, Kroaci, Slloveni gjithandej në trajnim. Shikoni protokolin e rasteve, sa raste i kemi bërë me VATS në Torakale. VATS është funksional që nga 2019- ta. Unë se di pse e kanë shti VATS in si procedurë për herë të parë në Kosovë, kur kjo është bërë që nga viti 2019-të”, tha ai.

Maliqi madje thotë se me këtë që bëri Vitia duke e prezantuar si procedurë për herë të parë, e ka bërë një huqje të madhe. .

“Po më vjen keq,  ky ministri Vitia ia ka huq fort, ama fort. Deklarata e tij, një mjek nuk mund të shkruaj ashtu. Kaq i painformuar është. Thotë VATS për herë të parë. Me ia huq aq shumë me thanë që VATS po përdoret për herë të parë, s’di a ka këshilltar, a ka informatorë, a merr vesh çfarë bëhet aty. Historia ka filluar me herët, unë dhe gjysma e kolegeve dijmë ta perdorim VATS-in, ne jemi trajnuar, ne e kemi pasur programin e VATs-it . Unë e kam aplikuar për herë të parë VATS-in në Kosovë. Por nuk është ndonjë krenari, se njerëzit punojnë me VATS  që 10 e 15 vjet me të. Tani po thirren në gjëra që s’ja vlenë të diskutohen “, tha ai.

Edhe ish drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu i ka thënë “Indeksonline” se kjo metodë është përdorë në Kirurgjinë Torakale që nga viti 2019.

Nuk e kam parë ministrin Vitia çfarë ka thënë,  por e di që në 2019 është blerë aparatura VATS dhe janë kryer disa procedura, atëherë ka qenë drejtor Saudin Maliqi dhe e di që janë kryer”, tha ai.

Madje dhe në një postim të Sejdiut në Facebook në vitin 2019, shihet se është bërë prezantimi i pajisjes së njëjtë VATS,  si ai që u bë një ditë më parë nga  ministri Vitia.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit