Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog, ka njoftuar se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ekipi i tij kanë aprovuar pa humbur kohë kërkesën për të furnizuar spitalet dhe qendrat e shëndetit në komunat me shumicë serbe
Szunyog ka thënë se shpreson që ato do të dorëzohen së shpejti.
“Vlerësojmë miratimin e shpejtë nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ekipi i tij në kërkesën për ofrimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore për spitalet dhe qendrat shëndetësore në zonat e komunitetit me shumicë serbe të Kosovës. Shpresoj se do të dorëzohen shpejt”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.
Appreciate the swift approval by Health Minister @arbenvitia & his team of the request to provide medicines & medical supplies to hospitals & health centres in #Kosovo Serb-majority community areas. Hope they will be delivered quickly.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) November 2, 2023