14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Vitia: 6.4 milionë euro pajisje në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se janë duke u investuar 6.4 milionë euro në pajisje në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka bërë të ditur se ky investim po bëhet për herë të parë nga Qeveria e Kosovës.

6.4 milionë euro – pajisje në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. Ky investim po realizohet për herë të parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Investimit i parapriu Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë në ndihmë të personave paraplegjikë e tetraplegjikë.”-ka shkruar Vitia.

Ai tutje ka thënë se “ky projekt është rezultat i punëve të nisura në: ‘Vitin e personave me aftësi të kufizuara’ i shpallur nga Qeveria Kurti.”

“Investimi do të kryhet përgjatë 2 viteve.

3.2 milionë euro këtë vit dhe po aq vitin e ardhshëm.

Pajisjet e siguruara përfshijnë:

karroca për mbështetjen posturale për fëmijë të varur 100% në karrocë,

karroca posturale për fëmijë aktiv,

karroca për tetraplegjikë,

karroca elektrike të palosshme, paterica,

tavolina ushqimi,

lifte elektrike,

shtretër elektrikë,

jastëkë të posaçëm,

dhe shumë mjete të tjera që ua lehtësojnë jetën.

Mbështetje për secilin, Përkujdesje për të gjithë!” – ka shkruar ndër të tjera Vitia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit