Në fillim të vitit 2024, u panë në sallën plenare.
Por, qëndrimin i deputetëve të Listës Serbe në sallën plenare, nuk zgjati shumë.
Pas nënshkrimit, këta e lëshuan sallën duke e ruajtur mandatin për 6 muajt e ardhshëm.
Në këtë formë këta deputetë e vazhduan praktikën e dy viteve të kaluar.
“Ka ndikuar jashtëzakonisht dëmshëm në funksionimin demokratik të këtij institucioni, kemi pasur rastin me pa që nuk ka mundur të miratohet legjislacioni me interes vital, gjithashtu amendamentet kushtetuese, shembull, amendamentin kushtetues numër 27, i cili do të inkorporonte Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thotë Melos Gashi, hulumtues në IKD.
E në punimet e kuvendit, nuk ndikoi vetëm mungesa e këtyre deputetëve.
Mungesa e kuorumit ishte karakteristika e sesionit pranveror të vitit 2024.
Kjo bëri që gjatë kësaj periudhe, të miratohen vetëm 36 ligje, apo 28% e agjendës legjislative të Kuvendit.
Edhe këtë vit, në sallën plenare u ”soll rasti “Dehari”.
Kjo shkaktoi përplasje mes ministres së drejtësisë dhe ish-ministrit të këtij dikasteri.
“Prandaj, edhe këtu ua kisha kujtuar deklaratën e ish-kryetarit të kuvendit ‘ruanu, mos e vrani veten”, kishte thënë Haxhiu
“Po kërkojmë të hetohet si u zhdukën ato mostra, pse u zhdukën? Thirrni mendjes sot është e rëndësishme të votohet dhe të shohim rrjedhjen e mostrave të rastit të Astrit Deharit”, ishte reagimi i deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri.
Por, atmosferë ndryshe u pa në seancën e 14 shkurtit.
Në këtë seancë, kryekuvendari u kujtua që një nga deputetët ka ditëlindjen në Ditën e të Dashuruarve.
E akuzat drejt pozitës nga opozita, vazhduan kur këta të fundit kërkuan themelimin e një komisioni parlamentar rreth subvencioneve për blerjen e librave shkollor.
E i pakënaqur me punën e pushtetit, ishte edhe ish-deputeti i saj, Haki Abazi.
Madje ky i fundit në hyrje të Kuvendit të Kosovës, vendosi karrigen për të pame.
“Asnjë gjë nuk ka ndryshuar, është stresuar dhe mund të stresohet vështirësia e funksionimit institucional nëse kthehemi në kombinat rikat e krimit të organizuar..”, u shpreh Haki Abazi
Ndërkohë, pas disa muajve përpjekje, në maj u miratuan 10 marrëveshje ndërkombëtare.
Kjo u arrit pasi opozita në sallë, vendosi t’i votonte ato. (16 maj)
E pavarësisht kritikave dhe bojkotit të opozitës, mazhoranca siguroi votat për Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe ligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve.
E votimi me dorë në seancat plenare në këtë legjislaturë, mori fund në muajin nëntor.
Tensione në sallë u panë kur deputeti i PDK, Ferat Shala, ia largoi mikrofonin shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusarit.
Ky veprimi nxiti reagimin e bashkëpartiakut të Kusarit, Salih Zyba.
Ndërsa nënkryetarja e kuvendit, Saranda Bogujevci, për këtë ftoi sigurimin në sallë.
E Kusari u gjend përsëri në foltore, kur deputeti Haki Abazi, e rrethoi me shirit të sigurisë.
Krejt kjo pas publikimit të përgjimeve në mes të Kusarit dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiciq.
E debat i ashpër rreth kurrikulës mësimore, u zhvillua edhe mes ish-deputetit të VV-së, Eman Rrahmani dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
Deputetët e Listës Serbë u panë në sallën plenare edhe në fundvit.
Për ta kryekuvendari pati kritika të ashpra.
“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë e provokojnë në këtë mënyrë. E patolerueshme në Kuvend kjo sjellje një herë në gjashtë muaj të vijnë me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel (Millan] Radoiçiq). E keni guxim të vini në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërpritet kjo seancë e kërkoj që ta lironi këtë sallë”, u shpreh Konjufca.
Bojkotimet e seancave nga grupet parlamentare, ishin të shumta edhe në përfundim të legjislaturës së tetë.
E pritshmërinë për të ishin të mëdha.
“Duke e pasur parasysh faktin që partia në pushtet e ka shumicën në kuvend, gjithë kanë pritur që kjo legjislaturë të jetë ndër më të suksesshme, mirëpo realiteti ka folur krejt ndryshe më këtë çështje”, thotë Koloshi.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datën kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë. /Tëvë1