14.3 C
New York
Thursday, October 17, 2024

Buy now

Viti 2016 kur Armend Muja i llogariste të njëjta e kundër Kosovës, Vetëvendosjen me Listën Serbe dhe kur Dejona Mihalit e Aleksandër Vulinit u bënte kallzim penal për nxitje të urrejtjes në shoqëri

- Advertisement -

 

“Me Armendin njihemi qëmoti, por nga sot, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE!.”.

Kështu e fillonte njoftimin e tij, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti më 12 janar 2021, kur po tregonte për anëtarësimin e ri në këtë subjekt politik, vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Këtë hyrje e kishte kopjuar edhe anëtari më i ri i Vetëvendosjes, një ditë më pas, më 13 janar 2021.

“Me Albinin njihemi qëmoti, por nga dje, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE!”, kopjonte Muja.

Kalimi i Mujës në Lëvizjen Vetëvendosje do të dukej i pabesueshëm për shkak të qëndrimeve të ashpëra të tij kundër Vetëvendosjes, Listës Serbe dhe zyrtarëve të partisë së Kurtit, në mesin e të cilëve edhe kundër Dejona Mihalit, e cila që pas zgjedhjeve të vitit 2021 gjedet në ballinat e medieve kosovare.

Muja nuk e kishte aspak problem që të shkelte mbi qëndrimet e tij të deklaruara publikisht, duke u shndërruar në mbrojtës të madh të Dejona Mihalit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe të koordinimit në punët shtetërore, qeveritare e parlamentare me Listën Serbe dhe nëkryetarin e saj, kriminelin Milan Radojçiq, për të cilin autoritet e Kosovës kanë lëshuar fletëarrest në janarin e vitit 2019 dhe ShBA-të e kanë futur në listën e zezë në dhjetorin e vitit 2021.

10 JANAR 2016 – KOHA KUR MUJA I LLOGARISTE TË NJËJTA E KUNDËR KOSOVËS, VETËVENDOSJEN ME LISTËN SERBE

Më 10 janar të vitit 2016, Armend Muja do të bënte lajm në mediet kosovare për qëndrimet e tij të shprehura në mënyrë të drejtpërdrejt për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe.

Muja i llogariste si të njëjta dhe kundër rendit kushtetuese të Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe Listën Serbe të Goran Rakiq. Sipas tij, për shkak të këtyre dy forcave skena politike ishte e polarizuar së tepërmi dhe që konsensusi shoqëror nuk ishte i mundur.

Muja, shkonte deri aty sa që propozonte që Vetëvendosje dhe Lista Serbe të kushtëzoheshin “për njohje të rregullimti tonë politik”.

“Skena politike është polarizuar së tepërmi nga prezenca e dy forcave politike që nuk e njohin rendin kushtetues të Ahtisarit (VV dhe Lista Serbe) dhe konsenzusi shoqëror nuk është i mundur. Prodhimi i alternativave qeverisëse me orinetim zhvillimor nuk është i mundur përderisa këto dy forca të kushtëzohen për njohje të reegullimit tonë politik. Hapi i dytë është që shtegu i mesëm politik (political mainstream) të ndryshohet përmes reformës zgjedhore që parandalojnë krijimin e partive provinciale (partive të ish-zonave operative). Hapi i tretë është konsenzusi shoqëror për të kufizuar influencën e Serbisë në Kosovë. Hapi i katërt është pakti për zhvillim (privatizimi i aseteve strategjike). Hapi i pestë është ndryshimi i elitave mediatike për të prodhur pluralizëm të informacionit. Shteti, mirëqeverisja dhe elitat e reja politike do të vijnë vetëm pas zbatimit të hapave të mësipërm”, kishte shkruar Muja.

Madje, Muja, në një status të radhës shkruante se “për të ruajtur rendin shoqëror dhe juridik do të kërkoj si qytetar të skanohen statutet politke të Listës Serbe dhe Lëvizjes Vetëvendosje”.

10 JANAR 2016 – KOHA KUR MUJA PARALAJMËRONTE KALLËZIM PENAL KUNDËR DEJONA MIHALIT E ALEKSANDËR VULINIT PËR NXITJE TË URREJTJES NË SHOQËRI

Mund të duket e çuditshme, por deputeti aktual i Vetëvendojes, Muja, kishte treguar 5 vite para kalimit në këtë parti se çfarë përfaqëson Dejona Mihali, e cila siç është dëshmuar nga mediet më 2023 dhe 2024, është dora e zgjatur e kryeministrit Kurti.

Për Mujën, Dejona Mihali ishte “nxitëse e urrejtjes në shoqëri” dhe për këtë paralajmëronte se do t’i bënte kallëzim penal asaj. Të njejtin gjë e paralajmëronte edhe për Aleksadër Vulinin, Driton Çaushin dhe mercenaraët e tyre.

Në fillim të vitit 2016, Muja i kishte vënë vetes arritjen e disa qëllimeve.

“Gjatë vitit 2016 unë do të avokoj dhe veproj e çdo mjet të mundshëm për arritje të këtyre qëllimeve politike: (1) për të ruajtur rendin shoqëror dhe juridik do të kërkoj si qytetar të skanohen statutet politike të Lista Serbe dhe të LVV, (2) do të bëj kallzim penal kundrejt Aleksandër Vulin, Driton Çaushi, Dejona Mihali dhe merecenarëve të tyre për nxitje të urrejtjes në shoqëri, (3) kërkoj këshillë juridike kushtetuese mbi ligjshmërinë e Komandantokracisë (ekzistencës së partive fisnore) dhe (4) përkushtoj çdo mjet për krijim të elitave të reja mediatike. Na e keni bërë të ndihemi mysafir në shtëpinë tonë. Boll u ba ma…”, shkruante Muja.

3 MAJ 2023 – MUJA PËR DEJONA MIHALIN: ËSHTË JASHTËZAKONISHT KORREKTE, SHEMBULL QË DUHET NDJEKUR

Më 3 maj 2023, gjatë një interviste për Pressing në T7, deputeti Muja kishte folur për rolin e Dejona Mihalit brenda Vetëvendosjes. Në atë kohë, Mihali ishte akuzuar nga ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi se po i shkruan fjalimet e deputetëve të VV-së dhe nuk lejon daljen nga mendimi i njëjtë brenda partisë.

“Nuk është e vërtet. Është një zonjë jashtëzakonisht korrekte. Mënyra se si portretizohet nga jashtë, sidomos nga këta që dalin, në rast se e kupton politikën në këtë formë ku duhet të ndërveprosh në ekip, duhesh të ndërveprosh. Ajo është një ndër personat më korrekt që njoh dhe është një ndër shembujt që duhet të ndjeket”, daeklaronte Muja.

Për më tepër, Muja që dikur paralajmëronte kallzim penal për Mihalin për nxitje të urrejtes në shoqëri, deklaronte se ajo ishte kompetente dhe kishte një kontribut të madh për VV-në.

“Unë nuk kam problem të punoj me njerëz që mendoj se janë kompetent për të bërë dicka. Për mua ka një kontribut të madh për VV-në dhe pretendimi që dikton fjalime nuk është i vërtet, nuk është ashtu”, shtonte Muja. / Demokracia.com

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit