Në një kthesë të papritur ngjarjesh, Vitesse e ka fituar betejën ligjore kundër Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), me Gjykatën Civile të Arnhemit që ka vendosë në favor të klubit.
Ky vendim do të pezulloj vendimin e KNVB-së për të revokuar licencën profesionale të Vitesses dhe do ta detyroj federatën holandeze të futbollit ta rivendoste menjëherë klubin në ligën profesionale.
Ky zhvillim do është një përmbysje tronditëse e fatit për Vitessen, e cila më parë ishte hequr nga orari i ligës pasi KNVB i kishte revokuar dy herë licencën.
Klubi kishte bërë një apel të fundit në një gjykatë civile pasi humbi çështjen e parë gjyqësore. Një vendim zyrtar erdhi sot duke konfirmuar mbijetesën e klubit.
Saga ligjore ka vazhduar prej muajsh, duke rrjedhur nga keqmenaxhimi financiar i Vitesses dhe lidhjet e dyshuara me oligarkun rus të sanksionuar Roman Abramovich. Licenca profesionale e Vitesse u revokua pasi KNVB zbuloi një “model shumëvjeçar mashtrimi, anashkalimi dhe minimi të sistemit të licencimit”.
Vitesse përballej me perspektivën e zymtë të shpërbërjes së plotë ose të vazhdimit si një ekip amator. Një vendim në favor të tyre tani sinjalizon një kapitull të ri për klubin. /Telegrafi/