Në ditët e sotme, niveli i stresit është shumë i lartë, gjë kjo që mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin, gjumin dhe humorin tuaj. Një regjim ushqimor i shëndetshëm, plotësimi i orëve të gjumit si dhe ushtrimet fizike janë disa prej elementëve që do t’ju ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit.
Më poshtë do të gjeni edhe 8 vitamina të cilat do t’ju bëjnë që të ndiheni më mirë, të krijoni imunitet ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe të flini të qetë:
Vitamina B
Triptofani
Kalciumi dhe Magnezi
Vitamina C
Vitamina D
Multivitaminat
Omega 3
VITAMINA B
Vitamina B rekomandohet kryesisht për luftën kundër stresit dhe këshillohet që vitaminën B gjithmonë ta shoqëroni gjithmonë me një vitaminë tjetër po të grupit B, sepse efekti i saj do të jetë më i lartë.
L-TRIPTOFANI
L- Triptofani është një aminoacid për të cilin trupi ynë ka nevojë për të prodhuar seratoninën dhe melatoninën. Niveli i seratoninës ndihmon organizmin tonë që të ndihet mirë, ndërsa melatonina është e nevojshme për të fjetur mirë.
KALCIUMI DHE MAGNEZI
Kalciumi dhe magnezi punojnë gjithmonë në bashkëpunim me njëri-tjerin.
VITAMINA C DHE D
Sistemi ynë imunitar dobësohet shumë sidomos gjatë periudhave kur ne jemi të stresuar. Një dozë e vogël vitamine C dhe D, e ndihmon sistemin tonë të krijojë imunitet ndaj viruseve të ndryshme stinore.
Multivitaminat, Omega 3
Edhe vitaminat e mësipërme janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë në reduktimin e stresit.