-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

“Vit i vështirë, por jemi krenar me të”, vëllai i Afrim Bunjakut flet për 1-vjetorin e sulmit të Banjskës

- Advertisement -

Mujë Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ka folur sot në 1-vjetorin e sulmit në Banjskë.

Ai u shpreh se ka qenë një vit i vështirë për ta, mirëpo u shpreh se kanë pasur shumë përkrahje.

“Dhimbja është e madhe, mirëpo ndihem krenar që kem pasur kësi vëllai, kësi trimi, krenaria po na mbanë, përkrahja është e madhe nga të gjitha anës, jemi falënderuar ndaj të gjithëve”, tha ai në Klan Kosova.

“Ka qenë një vit shumë i vështirë, por jemi krenarë, përkrahja është e madhe, duke filluar nga institucionet, popullata, Shqipëria, deri në Australi të largët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, nga të gjitha anët dhe kjo po na mban shumë, përkrahja është e madhe edhe krenaria është e madhe. Afrimi nuk ishte vetëm djali ynë, por i krejt kombit shqiptar”, u shpreh tutje Muj Bunjaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit