Kandidati i PDK-së për kryetar të Kaçanikut, Sabedin Vishi në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se do të ofrojnë 200 euro subvencion për të porsalindurit.
Ai tha se do të jetë vazhdimësi e punëve të mira në komunën e Kaçanikut, duke nënvizuar që kanë realizuar shumë projekte, të mira e të prekshme, siç i quajti ai.
Sfidë sipas tij ka qenë kontrata kolektive dhe mungesa e përkrahjes nga niveli qendror, shkruan Klankosova.tv
“Dua t’i falënderojë qytetarët e Kaçanikut për kulturën që kanë treguar në raundin e parë, dhe apeloj që të njëjtën kulturë ta kenë edhe të dielën. Fushata po shkon mirë, kemi agjendën e ngjeshur”, tha Vishi.
“Është e vërtetë që Kaçaniku është komuna e vetme me fitoren e 9 nëntorit që nga paslufta është e PDK-në”, vijoi tutje ai.
Vishi ndër tjerash tha se programin për mandatin katërvjeçar e kanë bërë duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve.
Ai premtoi se në fushën e arsimit do të ndërtojnë dy shkolla të reja, dy çerdhe të reja, një palestër sportive e digjitalizim total të shkollave, si dhe premtoi edhe transport falas për nxënësit e shkollave të mesme.
Ai ndër tjerash premtoi se për herë të parë do të ketë 200 euro subvencion për të porsalindurit.
Vishi premtoi edhe shumw projekte tw tjera në bujqësi, kulturë, rini e sport.






