Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë se dy pacientët që kanë vdekur nga Covid-19, kishin edhe sëmundje tjera kronike, raporton Ekonomia Online.
Përmes një videomesazhi, Vishaj ka thënë se njëri pacient ishte 80 vjeçar, ndërsa tjetri 67 vjeçar. Ai ka thënë se aktualisht në këtë klinikë janë duke u trajtuar 10 pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno-terapi.
“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi të spitalizuar gjithsej 10 pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno-terapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje. Njëri në moshën 80 vjeçare i cili ka qëndruar në këtë klinikë dy orë ngase ka pasur sëmundje tjera të rënda kronike. E pacienti tjetër në moshën 67 vjeçare i cili rëngonte nga sëmundje të rënda kronike që ishte duke u trajtuar më përpara në Klinikën Infektive. Për momentin në Klinikën Infektive kemi mjaftueshëm oksigjeno-terapi, kemi barna dhe staf mbështetës mjaftueshëm. Mendoj që nuk ka nevojë për ndonjë panik, ne jemi duke e përcjellë me vëmendje të shtuar situatën epidemiologjike dhe varësisht nga situatat do të veprojmë konform situatës e cila vjen”, ka thënë Vishaj