-2.5 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

Visar Ymeri rendit arsyet që ndikuan në rënien e opozitës

- Advertisement -

Analisti politik Visar Ymeri ka renditur disa nga arsyet kryesore që, sipas tij, kanë ndikuar në rënien e partive opozitare në Kosovë, duke theksuar mungesën e një vizioni të qartë për të ardhmen dhe angazhimin e dobët në hapësirën publike.

Duke folur në emisionin VV Show të Vehbi Kajtazit, Ymeri tha se partitë opozitare nuk kanë arritur të ndërtojnë një rrëfim koherent që do t’u tregonte qytetarëve se si e shohin ato të ardhmen e vendit.

“Partitë politike duhet të kenë një rrëfim koherent për të ardhmen e vendit, se qysh e shohin ata. Njerëzit kanë dëshirë me dëgju qartë se qysh po ecim përpara,” u shpreh Ymeri.

Ai shtoi se mungesa e një narrative të tillë ka ndikuar drejtpërdrejt në distancimin e qytetarëve nga opozita, duke e bërë të paqartë alternativën politike ndaj pushtetit aktual.

Si arsye të dytë për dobësimin e opozitës, Ymeri përmendi mungesën e fushatës dhe prezencës së vazhdueshme mediatike, duke përjashtuar, sipas tij, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“S’ka pas fushatë. Opozita, me përjashtim të AAK-së, nuk i ka pas paraqitjet mediatike ashtu siç duhet me i pas një opozitë,” tha ai.

Ymeri solli edhe një përvojë personale nga koha kur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e krahasuar angazhimin e atëhershëm opozitar me situatën aktuale.

“Gjatë kohës sa kam qenë unë në LVV, çdo natë kemi shku në emisione. Kemi shku edhe në Tiranë vetëm për me marrë pjesë në një TV dhe jemi kthy,” theksoi Ymeri.

 

Të ngjashme

Të fundit