25.9 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Visar Ymeri për ndarjen e 100 eurove për studentët: Kështu solidariteti shndërrohet në marketing e politika në bamirësi

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri ka reaguar pasi Qeveria në detyrë ndau nga 100 euro për studentët.

Ymeri në Facebook ka thënë se këto ndihma, i shkojnë përshtati Albin Kurtit.

 

Sipas tij, solidariteti po shndërrohet në marketing e politika në bamirësi.

Postimi:`

Asgjë! Veç marketing politik

Ndihma financiare ndaj studentëve, pensionistëve, dhe familjeve me qëllim të sanimit të rritjes së kostos së jetesës, në parim do të kishte qenë gjë e mirë. Në fund të fundit këtë do të duhej ta bënte një qeveri social demokrate.

Mirëpo, politikat rishpërndarëse duhet të jenë të mirëmenduara, transparente, të parashikueshme e në përputhje me parimet e drejtësisë sociale. Kur këto ndihma vijnë në prag të zgjedhjeve (në këtë rast lokale) ato e humb kuptimin. Çka do të duhej të trajtohej si e drejtë e qytetarëve shndërrohet në favor nga politikani (në këtë rast Albin Kurti).

Çka i duhet Kosovës janë institucione dhe mekanizma institucional – mekanizma të mirëqenies që garantojnë parashikueshmëri, planifikim, dhe mbrojtje për të gjithë, në kohë të mira e të vështira, pavarësisht kush është në pushtet. VV e Kurti kurrë nuk u denjuan që këto ndihma t’i shndërrojnë në të drejta për qytetarët, duke u kujdesur vazhdimisht që këto t’i mbajnë në nivel të zemërgjërësisë së Liderit pa kurfarë transparence, llogaridhënie e parashikueshmërie.

Kështu solidariteti shndërrohet në marketing e politika në bamirësi.

Të ngjashme

Të fundit