6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Visar Ymeri: Në njëfarë mënyre, Vuçiq e pranoi se Kosova nuk është pjesë e Serbisë

- Advertisement -

Marrë shkas deklaratën e presidentit të Serbisw, Aleksandar Vuçiq, i cili tha Serbia është pjesë e OKB-së, kurse Kosova jo, analisti Visar Ymeri tha se presidenti serb në njëfarë mënyre e ka pranuar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.

Ymeri ka thënë se nga ajo që u dëgjua nga takimi në Bruksel, për parime as që do të diskutohet, teksa shtoi se kishte një ndryshim të gjuhës së Vuçiqit, teksa shton se i njëjti dukej më i shqetësuar.

“Ka një ndryshim të gjuhës së presidentit të Serbisë karshi dialogut. Ishte më i shqetësuar dhe shumë i kujdesur në gjuhën që e përzgjodhi. Një njëfarë mënyrë Vuçiqi e pranoi se Kosova nuk është pjesë e Serbisë derisa tha se Serbia është pjesë e OKB-së e Kosova jo, ky është rezultat i procesit të dialogut. Edhe Kurti ishte i rezervuar në gjuhën”, ka thënë ai në emisionin “Debat Plus”.

Ish-kryetari i VV-sw foli edhe pwr një pjesë të fjalimit të Shefit të politikës së jashtme, Josep Borrell, i cili ka thënë se pjesa e parë është kryer dhe finalizuar.

“E dyta kur ai iu referua komunitetit serb në Kosovë dhe Kishës Ortodokse Serbet tha se do të ketë më shumë siguri. Është e vështirë të kuptohet se për çka janë pajtuar dhe për çka jo”, – tha Ymeri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit