13.3 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin: I ka shpallur luftë aparatit shtetëror

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri ka dhënë një deklaratë ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar si më flagrante një fjalë të tij në një situatë të mëparshme me prokurorinë.

“Albin Kurti, për mendimin tim, deklaratën më flagrante e ka pas kur i kanë kërkuar si dëshmitar. Ai ka thënë: ‘Unë guxoj mos me ardh te ju në zyre, a guxoni ju me ardh te une?’ Për mua, kjo fjali e shpjegon më së miri se ky është shpallur luftë aparatit shtetëror,” ka thënë Ymeri në “VV Show”.

Ai ka shtuar se lufta e kryeministrit nuk është ushtarake, por institucionale, duke e përshkruar si një “puç institucional” që nuk është demokratik.

Sipas Ymerit, Kurti ka krijuar struktura paralele me aktivistë dhe përmes tyre ka luftuar strukturat legjitime shtetërore.

“Qeveria nuk ka legjitimitet politik, ndërsa Kuvendi, me të gjitha të metat që ka, është zgjedhur dhe ka legjitimitet,” ka theksuar ai.

Të ngjashme

Të fundit