Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit për Familjen, Fisnik Korenica, është larguar nga debati i mbrëmshme në RTK, ku diskutohet për programet e partive politike në ekonomi.
Ai ka adresuar kritika të ashpra ndaj RTK-së.
Para se të largohej nga studio, ai ka thënë se ka tendenca nga drejtuesit e RTK-së që ta ndal aktivitetin e koalicionit në fjalë.
Ai ka bërë me dije se kjo është bërë e direktiva të partisë në pushtet.
Madje, sipas tij, për këtë gjë ka edhe dokument të shkruar.
Më poshtë ju sjellim debatin në mes të Korenicës dhe gazetarit Bashkim Vishaj:
Korenica: Me këtë po shihet qartë që dikush këtu në RTK nga udhëheqësit kanë instruksione të drejtpërdrejta nga partia në pushtet me e ndalë aktivitetin e koalicion për Familjen. Nuk keni me mbërri.
Vishaj: Pse jeni në studio? A jeni në studio për të shprehur platformën tua?
Korenica: Jam në studio për me e shfaq tendencën e transmetuesit publik që mos me leju me dal mesazh i ynë në publik.
Vishaj: Po të ishte tendencë, nuk do të ishin këtu.
Korenica: Nuk është tendencë, është dokument i nënshkruar dhe i dërguar në koalicion.
Vishaj: Unë po kërkoj publikisht që ta marrë këtë sqarim dhe ta lexoj.
Korenica: Unë shqetësohem që ju nuk jeni në dijeni.
Vishaj: A mund të uleni?
Korenica: Jo, derisa nuk kërkon falje televizioni publik.
Vishaj: Unë nuk mund të kërkoj falje për diçka që nuk e di çka ka ndodhur, o vëlla.
Debati mund të shikohet nga minuat e 18.