10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Visar Azemi zgjedhet kryetar i Degës së LDK-së në Ferizaj

- Advertisement -

Dega e LDK-së në Ferizaj mbajti Kuvendin Zgjedhor ku Visar Azemi u zgjodh kryetar i degës.

Azemi, i cili së fundi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, u prit jashtëzakonisht mirë nga strukturat e LDK në Ferizaj dhe kjo në fund u kurorëzua me zgjedhjen e tij si kryetar i kësaj dege.

Në fjalimin që e mbajti në mesin e shumë delegatëve, bashkëpunëtorëve, dhe aktivistëve të LDK-së në Ferizaj, ai theksoi se angazhimi i tij për zhvillim në këtë komunë dhe Kosovë është i përhershëm.

Kurse, kryetari Lumir Abdixhiku, hapin e ka quajtur vlerë.

“Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik”, ka thënë ai për Azemin.

No description available.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit