Tashmë jemi hyrë fiks në ditën e 12-të të Ramazanit.
E qysh në fillimin e këtij muaji të shenjtë, shumë fytyra publike kanë treguar se po agjërojnë.
Por jo të gjithë kanë hallin e tij. Disa nga VIP-at e tonë as nuk duan t’ia dijnë për Ramazanin.
Bëhet fjalë për modelet super seksi që posedon skena shqiptare, e që nuk kursehen me postimet e tyre provokuese edhe gjatë këtij muaji.
Sigurisht që në këtë mes nuk ka si të mos jetë Arta Elezaj e cila pozat provokative dijë t’i bëj më së miri. Ajo ka postuar disa imazhe teksa shihet e veshur në bikini nga pushimet që ajo është duke i bërë, kështu duke dëshmuar që agjërimi dhe ajo janë larg njëra-tjetrës.

Kësaj liste i shtohet edhe shoqja e Artës, Kejvina Kthella, e cila gjithashtu ka “tundur” rrjetin me postimet e saj ku ka shfaqur linjat e saj bombastike e veshur në bikini.
Kejvina njihet për provokimet e saj të shumta drejt ndjekësve të saj, por ajo ka vendosur që t’i sprovojë ndjekësit e saj edhe në këto ditë tejet delikate.

Por si duket nuk është duke agjëruar as edhe modelja tjetër seksi, Oriola Marashi.
Ajo ka postuar imazhe po ashtu në bikini, ku vështirë mund të rezistosh pa e prishur agjërimin. Ndryshe modelja njihet si njëra ndër fytyrat më të bukura shqiptare.

E Ramazanin nuk është duke e agjëruar as Arta Nitaj e cila edhe pse vite më parë e bënte një gjë të tillë.
Por përkundër kolegeve të saj, Arta ka kursyer ndjekësit e saj dhe nuk ka postuar imazhe provokative, që nga 4 marsi. Si duket Arta edhe pse nuk ka mundur të agjëroj ajo ka vendosur që disa nga rregullat t’i rrespektojë.
Por gjithsesi imazhe të saj në bikini mund t’i shohim në profilin e saj nga pushimet e mëhershme të saj.

Jo vetëm modelet, për Ramazan kanë provokuar edhe këngëtaret.
Pikërisht është Enca me format e saj trupore të bollshme që i ka shfaqur në “Instagramin” e saj. Edhe pse jo në bikini ajo është shfaqur në një fustan tejet të hapur, ku padiskutim që tregon shumë nga trupi i saj.

Në këtë listë nuk mund ta anashkalojmë edhe këngëtaren tejet seksi dhe tejet provokative, Fjolla Morinën.
Ajo njihet për provokimet e saj të tepërta, por që nuk i ka kursyer edhe gjatë Ramazanit. Edhe pse qysh në fillimin e muajit të shenjtë ajo u mbulua, duke shpresuar që të gjithë agjëruesve të ju pranohet sakrifica, ajo shpejt u kthye në gjendjen e mëparshme, duke “tunduar” sërish ndjekësit e saj.
Këngëtarja nuk arriti ta tejkalojë këtë sfidë dhe postoi imazhe me trupin e saj seksi. Ndoshta këngëtarja edhe agjëron por edhe kujdeset për fansat e saj.
