-4.7 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

VIP-at që hapën bunare në vendet e varfëra

- Advertisement -

Krahas trendëve të ndryshëm që burim kanë rrjetet sociale, në njëfarë trendi është shndërruar edhe hapja e puseve me ujë të pijshëm nëpër vendet e varfra myslimane në Afrikë dhe Azi.

Nëse lëvizim nëpër faqet e këtyre organizatave në Facebook, shohim që ka një numër të madh të qytetarëve që bëjnë hapjen e tyre, qoftë në emër të vetin apo të familjarëve që nuk jetojnë më.

Trendit i janë bashkuar edhe fytyrat publike.

Në emër të bamirësisë, në hapjen e një pusi me ujë të pijshëm investoi edhe boksieri Robin Krasniqi.

Ai këtë bunar e hapi me emrin e tij në shkurt të vitit 2021.

Bashkë me lajmin e hapjes, në rrjete sociale ai shtoi se duke qenë se uji është elementar për jetën, ndihet i lumtur që arriti ta dërgojë atë edhe te vendet ku ka mungesë.

Përveç boksierit, në pllakën e një ndër bunarëve të hapur u shkrua emri i këngëtarit Shaqir Cërvadiku.

Me ndihmën e fëmijëve të tij, Cërvadiku kishte hapur këtë bunar në Kamboxhia të Azisë, gjatë muajit gusht të vitit 2019.

Ky bunar u jap në emër të tij dhe të gruas së tij të ndjerë.

Në një postim në facebook, ai tha se kjo hapje e bunarit ishte një gjë e mirë sepse nëpër ato vende njerëzit udhëtojnë me kilometra për të gjetur ujë të pijshëm.

KIKS Kosova ka kontaktuar me të dyja figurat publike dhe u ka dhënë mundësinë që të flasin më shumë për këtë iniciativë të tyre, por ata kanë refuzuar të përgjigjen, duke thënë se nuk duan të deklarohen për veprime humanitare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit