Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, këtë fundjavë ka ardhur në Kosovë “për të kuptuar” situatën e djeshme të nisjes së punës së tre kryetarëve të rinj në ndërtesat zyrtare komunale. Eurodeputetja njoftoi për takime me zyrtarë qeveritarë, të KFOR-it, EULEX-it, përfaqësuesë të serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës. Megjithëkëtë, Viola von Cramon, shkroi se “dënoj dhunëln dhe veprimet në veri”.
“Dënoj dhunën dhe veprimet në veri. Përmbajtja nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë, si dhe zbatimi i menjëhershëm i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura. Mbështetje të plotë për përpjekjet e Miroslav Lajçakut”, shkroi Viola von Cramon.