19.6 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Vinicius rrezikon 2 vjet pezullim nga futbolli

- Advertisement -

Telashe të mundshme jashtë fushës për yllin brazilian të Real Madrid-it, Vinicius Junior.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, dhe jo vetëm, sulmuesi është denoncuar në komisionin e etikës në FIFA për përfshirjen e tij në pronësinë e dy skuadrave të futbollit, Athletic Club Sao Joao del Rei, një klub brazilian i ngjitur së fundmi në Serie B dhe Alverca, një klub në ligën B portugeze.

Çështja ka të bëjë edhe me “Holding Tiberis”, të drejtuar nga sipërmarrësi italian Willy Francese.

Në fakt, “Tiberis” zotëronte 16.5% të Athletic dhe synonte të ushtronte të drejtën e parablerjes për të blerë shumicën, por aksionet do t’i shiteshin kompanisë “ALL Agenciamento Esportivo”, e menaxhuar nga babai i Vinicius-it dhe agjenti i tij Soares.

Prandaj erdhi ndërhyrja e gjykatës tregtare të Sao Paulos e cila pezulloi operacionin dhe nisi procedurat e arbitrazhit, por ndërkohë “ALL” mori kontrollin operacional të klubit.

“Tiberis” pretendon se është shkelur neni 20 i Kodit të Etikës të FIFA-s dhe neni 22 i Kodit të Drejtësisë Sportive Spanjolle, të cilat i ndalojnë futbollistët aktivë të zotërojnë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, klube profesionale të futbollit.

Nëse do të konfirmoheshin shkeljet e këtyre dy neneve, veçanërisht ajo për drejtësinë sportive spanjolle, Vinicius do të rrezikonte deri në dy vjet skualifikim.

Ndërkohë, Vinicius-i thuhet se ka pranuar ofertën e rinovimit me Real Madrid-in ditën e sotme, 23 prill, duke refuzuar pagën e majme që i ofronte Arabia Saudite.

“Vinicius në prag të arritjes së një marrëveshjeje me Real Madrid-in për një marrëveshje të re për pesë vitet e ardhshme”, raporton gazetari i transferimeve, Fabrizio Romano.

Kontrata e re e Vini-t do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030, ose 2029 me opsionin për t’u zgjatur me një vit.

Shifrat e kontratës së re nuk janë publikuar. Aktualisht, Vini përfiton rreth 22 milionë dollarë në

Të ngjashme

Të fundit