Vinicius Junior përfundimisht do t’u jap fund spekulimeve për të ardhmen e tij, pasi ta zyrtarizoj rinovimin e kontratës me Real Madridin.
Mësohet se sulmuesi brazilian ka marrëveshje me Realin për ta rinovuar kontratën që i skadon në verën e vitit 2027 pasi nuk dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Me rinovimin e kontratës që pritet së shpejti të bëhet zyrtare, Vinicus do të mbetet pjesë e Real Madridit të paktën deri në vitin 2030.
24-vjeçari iu bashkua Realit në vitin 2018 nga Flamengo, ndërsa këtë sezon ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 14 asistime në 43 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.