9.1 C
New York
Thursday, November 6, 2025

Buy now

Vinicius Jr befason të gjithë, do të mbath këpucë sportive me emrin e yllit të Barcelonës

- Advertisement -

Ylli i Real Madridit dhe Brazilit, Vinicius Junior, ka vendosur të bëjë një veprim që definitivisht nuk do t’i pëlqejë tifozëve të Los Blancos.

Vinicius do të mbath këpucë sportive të gdhendura me emrin e Salma Paralluelos, njërës prej futbollisteve më të mira të Barcelonës, në njërën nga ndeshjet e tij të ardhshme.

Edhe pse është skuadra e femrave të Barcelonës, tifozëve të Real Madridit me siguri nuk do t’u pëlqejë aspak lëvizja e Viniciusit.

Braziliani sigurisht që nuk donte që kjo të ndodhte, por është një fushatë e Nike në të cilën ai merr pjesë së bashku me yllin e ekipit të femrave të Chelseat, Lauren James, motrën e kapitenit të ekipit të meshkujve të ekipit londinez, Reece James.

Konkretisht, si pjesë e fushatës së Nike, James krijoi atlete futbolli të personalizuara që ia dërgoi Vinicius, i cili do t’i veshë ato në njërën nga ndeshjet e ardhshme.

Vinicius postoi një foto të këpucëve sportive dhe falënderoi James, dhe tifozët menjëherë vunë re një detaj të rëndësishëm tek ato.

Konkretisht, së bashku me emrin James, këpucët kanë edhe emrin Paralluelo, të cilin tifozëve të Real Madridit nuk u pëlqen.

Të ngjashme

Të fundit