Ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Jr, ka komentuar me habi dhe admirim rekordin e pabesueshëm të Cristiano Ronaldos me fanellën e “Los Blancos”.
Në një deklaratë që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Vinicius nuk arrinte të besonte atë që kishte bërë pesë herë Topi i Artë.
Lojtari aktual i Al Nassr e kishte arritur këtë shifër për të Bardhët pas vetëm 438 paraqitjesh.
“Është çmenduri që Cristiano shënoi 451 gola për Real Madridin, sepse ai nuk ka luajtur as 451 ndeshje këtu”, është shprehur Vini Jr.
Ronaldoja u largua nga Reali pas nëntë vjetësh, duke e përjetësuar veten në “Santiago Bernabeu” si golashënuesi më i mirë i Mbretërve.