Real Madridi ka fituar 3-2 ndaj Atletico Madridit në derbin madrilen që erdhi në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga.
Ata e humbën pjesën e parë 0-1 pas golit të Ademola Lookmanit, por u kthyen në të dytën me golat e Vinicius Junoirt e Federico Valverdes.
Atletico barazoi përmes një supergoli të Nauhel Molinës, por Vinicius Junior shënoi golin vulosës të fitores së Mbretërve dhe të dytin personal.
Tani Reali, që ndodhet i dyti, ka katër pikë më pak se lideri Barcelona që fitoi sot 1-0 ndaj Rayo Vallecanos. /KlanKosova/






