FIFA e ka shpallur sulmuesin e Real Madridit Vinicius Junior si lojtari më i mirë në botë për vitin 2024.
Braziliani arriti ta mposhtë në garë yllin e Manchester Cityt Rodrin, i cili muaj më parë ia “rrëmbei” Topin e Artë.
Në bazë të votave të lojtarëve, trajnerëve, tifozëve dhe mediave, braziliani edhe u shpall si lojtari numër një në botë.
Pas këtij çmimi, Vinicius deklaroi se ka qenë e pamundur ta mendonte se do të arrinte në këtë nivel.
“Dukej e pamundur për mua që të arrij në këtë fazë, arrita nga një vend i vogël që kishte shumë krimë. Tani jam këtu”.
Ai gjithashtu falënderoi të gjithë njerëzit te Real Madridit, familjen, miqtë, stafin, Flamengon dhe tërë shtetin e Brazilit si dhe bashkëlojtarët.