Prodhuesi vietnamez i automjeteve VinFast ka deklaruar se ka nënshkruar një marrëveshje paraprake për të investuar fillimisht 2 miliardë dollarë për të ndërtuar një fabrikë në Karolinën e Veriut për të prodhuar autobusë elektrikë, automjete sportive (SUV-s) së bashku me bateritë për makinat EV.
Sipas medieve të huaja, njësia e konglomeratit më të madh të Vietnamit, Vingroup, tha se planifikon të ketë një investim total prej 4 miliardë dollarësh në kompleksin e tij të parë të fabrikës në SHBA.
Ndërtimi duhet të fillojë këtë vit sapo kompania të marrë lejet e nevojshme dhe pritet të përfundojë deri në korrik të vitit 2024. Kapaciteti fillestar i uzinës do të jetë 150 mijë njësi në vit.
“Me një objekt prodhimi pikërisht në tregun e SHBA-së, VinFast mund të stabilizojë çmimet dhe të shkurtojë kohën e dorëzimit të produkteve, duke i bërë makinat tona elektrike më të qasshme për klientët”, tha Nguyen Thi Thu Thuy, nënkryetar i Vinggroup dhe CEO i VinFast Global.