5.5 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Viktimë e një dëmtimi në kofshë, Kylian Mbappe në dyshim kundër Bayern Munich

- Advertisement -

Ekzaminimet e bëra mëngjesin e kësaj të enjte konfirmuan përshtypjet vizuale të një dite më parë.

I larguar në minutën e 21-të për dhimbje të forta në gju dhe kofshë të majtë, pas një përplasje me Leo Leroy, sulmuesi parizian pësoi një dëmtim muskulor. Mbappe do t’i nënshktrohet testeve edhe në ditët në vijim. Ky lloj dëmtimi zakonisht rezulton në tre javë shërim.

Ai tashmë ka humbur Toulouse të shtunën, Marseille të mërkurën e ardhshme për Kupën e Francës dhe gjithashtu me shumë gjasa, edhe udhëtimin në Munich, pas 10 ditësh.

Deri më sot, pjesëmarrja e tij në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League kundër Bayern Munichut, më 14 shkurt, është padyshim e komprometuar, por me Mbappen, i cili në të kaluarën ka treguar kapacitete shumë të shpejta rikuperimi, gjithçka është gjithmonë e mundur.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit