2.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Viktima e aksidentit në Deçan, ish-kandidat i VV-së për kryetar komune

- Advertisement -

Një aksident me fatalitet në Rastavic të Deçanit ia mori jetën dje Bilall Hadergjonajt.

Policia ka shpjeguar se viktima fillimisht ishte vetaksidentuar me makinë në këtë fshat rreth orës 22:35, por që kishte shpëtuar, shkruan lajmi.net.

Më pas, gjersa ai doli nga vetura dhe po kalonte rrugën, një veturë tjetër e goditi atë për vdekje.

Për vdekjen e tij kanë reaguar shumë figura publike, përfshirë kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj e ish-kryetari, Rasim Selmanaj.

Hadergjonaj ka qenë kandidat i VV-së për zgjedhjet për kryetar të komunës së Deçanit në vitin 2013.

Më pas, ai kishte kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës gjersa ishte pjesë e Kuvendit Komunal.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit