Gjujtjet me armë zjarri, sot rreth orës 17:15 në sheshin e komunës së Klinë “Mujë Krasniqi”, rezultuan fatale për një person, teksa nga informacionet jozyrtare dyshohet se edhe i plagosuri ka humbur jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Sipas mediave lokale, i plagosuri humbi jetën në Spitalin e Pejës, atje ku u dërgua për tetman mjekësor.
Duke iu referuar të njëjtit burim, viktima e parë e rastit, si dhe dorasi që tashmë është dorëzuar në Polici, vijnë nga i njëti fshat, Jashanicë e Klinës.