21.5 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

Vikendi do të jetë me vranësira, diell e riga shiu

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të shtunën mund të ketë edhe riga shiu, në pjesën e dytë të ditës.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende -vende parashihen te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius.  Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”.

“Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit