3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Vijesti: Milatoviq e mund bindshëm Gjukanoviqin

- Advertisement -

Jakov Milatoviq, kandidati për kryetar të Lëvizjes Evropa Tani, po kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet paraprake.

Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 78,7 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60,2 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq 39,8 për qind.

Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja ishte 70.6 për qind.

Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) njoftoi, sipas 76,3 për qind të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 56,9 për qind të votave dhe Gjukanoviq 43,1.

Më herët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja ka qenë 70.7 për qind.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit