Të paktën 56 persona kanë vdekur dhe 37 persona u lënduan si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një bllok apartamentesh në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.
Ndërsa 39 viktima janë identifikuar, njoftoi policia.
Zjarri i cili ka nisur gjatë natës është shuar, kurse pronari i pallatit është arrestuar, raporton BBC.
Autoritetet në Hanoi thonë se shumë apartamente që janë të sapondërtuara nuk plotësonin rregullat e sigurisë nga zjarri.
Shkaku i zjarrit po hetohet, por dëshmitarët thanë se ai filloi në katin e parkimit të pallatit, i cili ishte i mbushur me motoçikleta.
Banorët përshkruan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë rreth orës 23:00 me kohën lokale të martën, dhe më pas panë tym të zi që ngrihej nëpër ndërtesë.