21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Vieri: Inter është skuadra më e kompletuar në Itali, Lautaro njësoj si Haaland

- Advertisement -

Ish-futbollisti i Interit, Christian Vieri, nuk ka dyshime mbi ekipin më të kompletuar të Serie A.

Për ish-sulmuesin, Interi dhe trajneri Simone Inzaghi kanë në dispozicion organikën më të plotë nga rivalët e tjera të kampionatit ndërsa thekson se Lautaro Martinez nuk ka diferencë me Erling Haaland.
“Interi është skuadra më e kompletuar në Serie A, kanë një organikë shumë cilësore ndërsa trajneri Inzaghi ka alternative shumë të mira edhe në stol. E kam parë që aty pushojnë titullarët, por skuadra sërish fiton.

Nëse Dimarco është i lodhur, atëherë aktivizohet Carlos Augusto dhe për mua skuadra është sërish shumë e fortë. Vitin e shkuar mbërritën në finalen e Champions League, besoj se mund ta përsërisin edhe këtë sezon këtë rrugëtim si dhe të fitojnë titullin në Itali.

Lautaro Martinez? Është një nga sulmuesit më të kompletuar, unë e vendos në të njëjtën lartësi si Haaland, Kane apo Rashford. Lautaro dhe Kane ‘komunikojnë’ më shumë me shokët e skuadrës, ndërsa Haaland është një sulmues më i fokusuar në zonën kundërshtare”, u shpreh Vieri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit