Disa persona të panjohur kanë hapur me forcë dritaren e xhamisë në fshatin Gumnasellë të Lipjanit dhe morën kasafortën me para të bamirësisë.
Nuk ka ende të arrestuar për rastin.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është hapur me forcë dritarja e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.