Gjatë ditës së djeshme në Malishevë, janë vjedhur stoli e para me mbi 10 mijë euro vlerë.
Sipas raportit të policisë, një ankues kosovar kishte njoftuar se disa persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij.
Në shtëpinë e viktimës janë vjedhur 9200 euro para të gatshme dhe mbi 10 mijë euro stoli.
Deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar rreth rastit.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE E RËNDË- Fsh. Astrazub, Malishevë 07.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, nga një dritare dhe nga aty kanë vjedhur 9.200 € dhe stoli ari me vlerë 10.000 €. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Nuk raportohet për të arrestuar.