Një komunitet në Michigan nuk i ka kursyer aspak lavdet dhe vlerësimet për Dillon Reeves, një nxënës shkolle që u pa në një video tashmë virale, të merrte në kontroll drejtimin e një autobusi shkolle, në mënyrë shumë të guximshme, pasi shoferja humbi ndjenjat dhe për të gjithë për pak sa nuk u përplasën.
Sipas autoriteteve lokale, autobusi po kthente nxënësit si gjithnjë në shtëpi pas mësimit në shkollën e mesme Carter në Warren, në veri të Detroi-t. Gjatë rrugës shoferja e autobusit njoftoi se nuk po ndihej mirë dhe se ishte “e trullosur” dhe kërkoi që të dërgohej një shofer tjetër, ndërkohë që humbi ndjenjat në moment, pa mundur të ndalojë mjetin transportues.
Në këtë kohë, Dillon shkon në pjesën e përparme, shkel frenat për të ngadalësuar autobusin dhe e vendos me kujdes në një zonë të sigurt. Gjatë kësaj kohe, ai nuk godet asnjë makinë tjetër dhe nuk del nga rruga, duke i mbajtur të gjithë të sigurtë. Pasi ndaloi autobusin, u kërkoi shokëve të shkollës që të telefononin urgjencën, ndërsa shoferja u dërgua në spital.
Padyshim, të gjitha autoritetet në shkollë dhe gjithë komuniteti vlerësoi reagimin e Dillon që parandaloi një aksident i cili mund të kishte qenë vërtetë tragjik për njerëzit.