-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Videoja intime e njeriut të afërt të Kurtit”, Krasniqi e pranon se fjala është për të: “Është fabrikim”

- Advertisement -

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i arrestuar në vitin e kaluar nën dyshimet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi të ndikimit” dhe “Konfliktit të interesit”, ka pranuar se bëhet fjalë për të lidhur me raportimin e Gazetës Insajderi, ku thuhet se një zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje është i përfshirë në një skandal shumë serioz.

Sipas gazetarit Parim Olluri, videoja e cilën ajo tha se e posedon mediumi, tregon një person të afërt me kryeministrin Albin Kurti, i cili shfaqet i zhvedur gjatë bisedës me një vajzë që dyshohet se është e mitur.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Krasniqi e quajti “fabrikim” raportimin, ndërsa bëri një sërë akuzash.

“E kanë fjalën për mua.

Tashmë prej ditësh qarkullojnë në telefonat e njëri-tjetrit politikanë, hetues, prokurorë e pronarë portalesh një material video bashkë me shënimin “ky është ish drejtori i KEK-ut”. Dyshohet që është me një të “mitur.”

Ky është fabrikimi më i fundit. Dhe ua kuptoj motivet.

Disa si hakmarrje që nuk morën pozitat në Prokurori, disa sepse janë mësuar ti shantazhojnë njerëzit me video e mesazhe, ata të tjerët sepse u ka „djegur“ se nuk e marrin më hisen e tyre prej 320 mijë euro nga KEK-u në emër të „blerjes së mediave“ si më parë dhe nuk i punësojnë burrat, gratë dhe të dashurat e të dashurit e tyre, dhe disa nga opozita që duan të përdorin çdo kartë të pistë për një grimë pushtet.” – tha ai ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit