1.4 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

(VIDEO) Zotimi i katërt i Bedri Hamzës: Nuk do të mbetet asnjë qytetar pa sigurim shëndetësor

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, përmes një videoje ka prezantuar zotimin e tij të katërt, i cili është për shëndetësinë.

Hamza ka premtuar sigurime shëndetësore për qytetarët dhe dyfishim të buxhetit për blerjen e barnave për pacientë.

“Nuk do të mbetet asnjë qytetar në Kosovë pa sigurim shëndetësor. Nuk duhet të shqetësohet më askush për koston e trajtimit mjekësor. Në qeverisjen time, Kosova do të jetë shtet që i mbështet qytetarët e vet, kurdo që ata kanë nevojë. #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Shëndetësi moderne me pacientin në qendër është zotimi i tij i katërt.

Link: https://www.facebook.com/share/r/1899jZK1Fs/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit