7.4 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Video: Zelensky jep intervistën e parë pas përplasjes me Trump, çka tha?

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë intervistën e parë, pas përplasjes publike me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai në “Fox News” ka thënë se nuk ndihet që duhet t’i kërkojë falje presidentit amerikan pas takimit të tensionuar që patën të premten, por theksoi se “marrëdhënia mes tyre mund të shpëtohej”.

“Po sigurisht (mund të shpetohet), sepse janë marrëdhënie mes më shumë se sad y pesidentëve. Janë marrëdhënie historike, të fuqishme mes popujve tanë. Dhe për këtë arsye, unë gjithmonë e filloj duke falenderuar popullin tuaj nga populli ynë. Dhe kjo është më e rëndësishmja” – ka thënë Zelensky, transmeton Nacionale.

Lideri ukrainas e ka pranuar se përplasja me Trump dhe zëvendëspresidentin, JD Vance, nuk ka qenë “e mirë” për asnjërën palë.

Pyetur nëse nuk do të nënshkruante marrëveshje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Zelensky tha se “Ukraina dëshiron paqe” e cila do të arrihej përmes diplomacisë dhe negociatave, dhe që Ukriana do të duhej të ishte shumë e fuqishme në tavolinën e negociatave.

“Çka nënkupton kjo?” – tha ai. “Vetëm që të di se ushtria jonë është e fuqishme, se partnerët tanë janë me ne dhe se kemi garanci të sigurisë, apo nuk kam të drejtë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit