- Advertisement -
Zvicra u mposht nga Serbia në transfertë, në sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Nations League. Ndeshja e zhvilluar në Leskovac, përfundoi 2-0 në favor të serbëve.
Ajo ç’ka ra më sy më së tepërti ishte qetësia e Granit Xhakës. Futbollisti me origjinë shqiptare në asnjë moment nuk e humbi qetësine edhe pse sa herë kishte topin vërshëllehej nga tifozët serbë dhe shoqërohej me koret anti-Kosovë.
Në fundin e takimit, Xhaka u takua me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkovic. Ky i fundit ka treguar fjalët që i tha shqiptari në përfundim të kësaj sfide.
“Më thua mua që gjithçka ishte në rregull, që ato patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, tregoi Stojkovic pas ndeshjes.
Granit Xhaka takohet me Dragan Stojkovic