Avokati Arianit Koci ka treguar për gjerat e çuditshme që po i ndodhin pasi ka filluar kritikat ndaj kryetarit të VV-së, Albin Kurti.
Gjatë një intervistë për ATV, ai ka bërë me dije se shumë qytetarë dhe të njofshëm iu kanë hidhëruar.
Ai ka treguar se gjatë kësaj kohe nuk e kanë thirrur as në disa dasma, të cilat paraprakisht ishte i ftuar.
Sipas tij, ky është një primitivizëm.
“Këtu është primitivizmi aq i madh. Shembull, edhe në dasma që i kam pasur të konfirmuara, para dy-tre muajve që me kanë thirrë, tash në fund nuk ma kanë cu ftesën. Pse e kam shajt liderin, apo pse politikisht jam lidh këndej, a andej”, ka thënë Koci.